Këto janë 5 këngët më të kërkuara nga shqiptarët në Shazam për 2017-ën

Shazam është një aplikacion tepër i përdorur, sidomos nga të rinjtë, të cilët shpesh dëgjojnë një melodi, një këngë, por nuk arrijnë t’ja gjejnë dot titullin. E në këtë rast i vjen në ndihmë Shazami. Por cilat janë këngët që kanë kërkuar më shumë shqiptarët në Shazam në vitin që lamë pas? Le t’i shohim.

Ed Sheeran-Shape of you. Kënga ritmike i ka bërë shqiptarët t’a dëgjojnë me mijëra herë e t’a kërkojnë atë në shazam.

Jason Derulo ft. Nicki Minaj – Swalla. Duket se bashkëpunimi me reperen ka qenë i suksesshëm për Jason Derulo, duke qenë se kjo ka qenë një nga këngët e tij që ka ecur më shumë.

J Balvin ft. Willy William-Mi gente. Ritme latine që të bëjnë të kërcesh, duket se kjo ka bërë që kënga të tërheqë vëmendje.

Post Malone-Rockstar. Megjithëse u publikua disi më vonë se të tjerat ajo e mban pothuajse kreun e kësaj renditjeje. Është kënga që e kemi dëgjuar pa fund kudo, në televizon, në radio, në lokale, në rrugë.

Dhe kreun e mban Despacito e famshme. Dhe në fakt s’kishim aspak dyshim për këtë. Luis Fonsi ft. Daddy Yankee-Despacito. Pa dyshim kënga e vitit, më e shkarkuara, më e kërkuara në Shazam, më e kërcyera kudo. Në fakt s’kishte si të ishte ndryshe. Duket se ne shqiptarëve nuk na ndahet shpirti nga pak muzikë latine.

/Dafina Cuca