Kombinimet më të këqija astrologjike, ja me cilën shenjë lidhja do të ishte katastrofë e vërtetë!

Si mund ta dish nëse një lidhje do të jetë e suksesshme apo një katastrofë e vërtetë? E vërteta është që nuk ke nga ta dish, por disa gjëra janë të shkruara në yje dhe mund t’ju ndihmojnë për të vendosur.

Ndër shekuj, astrologjia i ka ndihmuar njerëzit të kuptojnë më qartë atë që ndodh në marrëdhëniet tona dhe nëse ndonjëherë keni menduar se një lidhje thjesht nuk ecën, me siguri keni zgjedhur shenjën e gabuar të Zodiakut.

Më poshtë, zbuloni me cilën shenjë nuk duhet të krijoni kurrsesi një lidhje.

12. Luani dhe Virgjëresha

Problemi në këtë lidhje është se Luani tërhiqet tej mase nga jeta e luksit dhe dritat e prozhektorëve, ndërsa Virgjëresha nga ana tjetër kërkon intimitet dhe privatësi.

11. Dashi dhe Akrepi

Të dyja këto shenja duan të jenë udhëheqëse. Por me xhelozinë e akrepit dhe natyrën flirtuese të Dashit, mund të përfundojë në katastrofë.

10. Demi dhe Ujori

Problemi në këtë çift është komunikimi. Ndërsa Demi do ta çojë një diskutim deri në fund, Ujori do të refuzojë të vijojë një bisedë të tensionuar.

9. Binjakët dhe Gaforrja

Problemi është se këto shenja janë shumë të ngjashme. Të dyja kanë luhatje të vazhdueshme humori dhe e irritojnë shumë shpejt njëra-tjetrën.

8. Shigjetari dhe Bricjapi

Mungesa totale e kimisë seksuale është problemi më i madh mes këtyre dy shenjave.

7. Virgjëresha dhe Binjakët

Në këtë çift, problemi janë paratë. Ndërkohë që shenja e Binjakëve zakonisht është dorëshpuar, Virgjëresha nga ana tjetër është natyrë kursimtare.

6. Peshqit dhe Luani

Një lidhje thjesht e paqëndrueshme. Në fillim mund të ketë vetëm fishekzjarrë, por më vonë flaka do të shuhet, sepse Peshqit nuk janë të gatshëm të adhurojnë Luanin ashtu siç ai kërkon.

5. Binjakët dhe Akrepi

Akrepi është natyrë që adhuron bisedat e thella mbi ndjenjat dhe emocionet, ndërsa shenja e Binjakëve do të hidhej nga dritarja vetëm për të shpëtuar prej këtyre bisedave.

4. Ujori dhe Gaforrja

Personat e shenjës së Gaforres mund të jenë disi posesivë, ndërsa ata të Ujorit, nga ana tjetër, janë shpirtra të lirë.

3. Peshorja dhe Peshqit

Këto dy shenja nuk funksionojnë së bashku, pasi në problemin e parë që u shfaqet, të dyja kanë instinktin që të fshehin kokën në rërë si një struc.

2. Luani dhe Demi

Këto shenja janë shumë të ngjashme për të funksionuar së bashku. Të dyja kërkojnë vëmendje të vazhdueshme, kanë pritshmëri shumë të larta dhe kanë një krenari të çmendur.

1. Dashi dhe Gaforrja

Dashi është një shenjë që adhuron udhëtimet dhe njihet si shpirt i lirë, ndërsa Gaforrja nga ana tjetër, do të ishte më se rehat në ngrohtësinë e shtëpisë.