Kryemadhi: Ramën e rrahin në Parlament socialistët e vet

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi gjatë një takimi me strukturat e LSI në Vlorë ka vijuar me akuzat ndaj Ramës.

“Kemi një situatë me të vërtetë problematike dhe kjo është ajo që na shtyn edhe më shumë  për t’u ngritur dhe për të protestuar.  Për të protestuar në protesta paqësore s’ka nevojë as për të qenë të dhunshëm, as për të kërcënuar Edi Ramën se po të jetë për ta kërcënuar e për ta rrahur ka sa të duash që e rrahin brenda në Parlament nga Socialistët e vet, por për t’i treguar që shqiptarët janë me shumicë kundër tij”, tha Kryemadhi.