Kur pediatri pa foton, i shkroi mesazhin urgjent të atit… dhe shpëtoi vogëlushen!

Falë rastësisë, syrit të mrehtë të pediatrit dhe veprimit të shpejtë të babait, kjo foshnjë u shpëtua.

E gjithë kjo filloi kur babai postoi foton e parë të vajzës së tij të vogël në rrjetet sociale, pasi i kishte bërë banjë.

Një pediatër që e pa fotografinë online rastësisht vuri re se diçka nuk ishte në rregull me vajzën e vogël.

Pediatri nuk ngurroi t’i shkruante një mesazh babait:

A nuk janë sytë e saj pakëz të verdhë? Kam përshtypjen unë ndoshta, pasi imazhi nuk është shumë i qartë. Është ndoshta asgjë, por mund të jetë simptomë e verdhëzës së të  porsalindurës, diçka shumë e zakonshme në ditët ose javët e para të jetës.

Nëse sytë dhe lëkura e saj kanë një pigment të verdhë ju duhet të takoheni menjëherë me një mjek. Unë jam një pediatër dhe jam pak paranojak të them të drejtën“.

Babai menjëherë e dërgoi fëmijën tek mjeku dhe rezultoi që ajo kishte verdhëzën.

Kjo sëmundje diagnostikohet nga ngjyra e verdhë e lëkurës, mukozës ose syve. Ngjyra e verdhë vjen nga bilirubina. Në përgjithësi, nuk është serioze dhe mund të trajtohet me një dietë të shëndetshme, veçanërisht me qumështin e gjirit.

Evgeny Atamanenko / shutterstock.com

Megjithatë, megjithëse verdhëza është mjaft e zakonshme dhe përgjithësisht e padëmshme, verdhëza e rëndë, kur nuk trajtohet, mund të shkaktojë dëme në tru.

Një studim danez madje zbuloi se ekzistojnë disa modele të përbashkëta mes fëmijëve që zhvillojnë autizëm dhe atyre që vuajnë nga verdhëza të porsalindur. Megjithatë, kjo nuk është konfirmuar plotësisht.

Ky foshnjë e vogël ishte shumë me fat, falë syve shqiponjë të një pediatri me përvojë. Interneti me pak fjalë i shpëtoi jetën.