Kush ishin aztekët?

Ata ishin forca dominuese në kontinentin e tyre, kishin një ushtri madhështore, mjeshtra të astronomisë dhe arkitekturës por në fillim e shekullit XVI i gjithë qytetrimi i tyre shembet nga një grup i vogël aventurierësh spanjollë.

Këta ishin aztekët, perandoria e të cilëve shijoi një mirëqënie të madhe përgjatë ekzistencës së saj por në fund ata u shtypën nga superioriteti ushtarak europian.

Perandoria azteke në kulmin e saj ekspancional

Në vitet 1500 kur spanjollët zbuluan Botën e Re, aztekët ishin në kulmin e fuqisë së tyre, vetëm dy shekuj më parë ata kishin qënë një tribu nomade që vërtitej lart e poshtë përgjatë Amerikës Qëndrore pa një vendbanim. Por në 1325 ata vendosen në një ishull moçalor në mes të Liqenin Tekskoko.

Vendimi i tyre u mor nga një profeci e cila thoshte se duhej të bënin shtëpinë e tyre vendin ku ata do të shikonin një shqiponjë të ulur në një kaktus duke ngrënë një gjarpër. Emri nahuatl (gjuha azteke) për kaktusin nopal ishte tenoça, dhe qyteti u titullua Tenoçtitlan.

Flamuri i shtetit të Meksiskës sot i konsiston legjendës azteke

Shoqëria azteke ishte si suhtarake ashtu edhe teokratike. Aztekët ishin një popull thellësisht fetar, por për ata besimi donte të thishte një brengosje shumë e madhe, një orvatje e vazhdushme për të shmangur zemërimin e fuqive qiellore.

Ky besim ende ngrinte shumë zotër gjakatarë. Azteët mendonin se bota ishte krijuar nga zotat duke përdorur gjakun e tyre. Nëse zotat nuk do të ushqeheshin me gjak njerëzish të hapërdarë nëpër piramidat me kate, dielli nuk do të dilte dot çdo mëngjes. Zemra që prifti shkëpuste nga trupi i një djali gjatë festës fetare ishte haraçi që njerëzit u paguanin zotëve; ata ua kthenin duke u falur jetë e shëndet.

Një gravurë spanjolle që tregon sakrificat azteke në nder të zotave të tyre. Viktimave u hiqej zemra dhe më pas trupin e hidhnin nga piramida e ekzekutimit.

Pra mënyra e vetme për ekzitencën e botës ishte nëpërmjet sakrificave të rregullta me gjak njerzor.

Në shoqërinë azteke , ushtria ishte i vetmi organizëm, rëndësia e të cilit barazohej me atë të klerit. Aztekët kanë qënë një nga popujt më luftarakë të historisë. Në rast rreziku gjithë njerëzit e aftë shkonin në luftë. Perandoria azteke pra, e nihte shërbimin ushtarak të detyrushëm e të përgjithshëm.

Por prapë se prapë bërthama e ushtrisë përbëhej nga ushtarë profesionistë të cilët, ishin të sprovuar në prova dhe trajnime j vetëm përgjatë shkollës ushtarake, që ishte ëndrra e çdo të riu aztekas, por gjithashtu edhe në fushëbetejë.

Më lart u sqarua koncepti i vazhdimësisë së ekzistencës së botës sipas aztekëve, duke flijuar njerëzit. Dëshira e “vazhdushme” e zotave për gjak, pra për flijime azteke, ndikoi dhe mënyrën se si aztekët i zhvillonin betejat. Shpesh herë ata niseshin në luftë vetëm se u duhej të kapnin të gjallë njerëz për t’u flijuar zotave. Pra ata i imobilizonin dhe bënin çmos për të zënë sa më shumë robër lufte.

Luftëtarët që përbënin elitën në ushtrinë azteke ishin luftëtarët shqiponja dhe xhaguarë që hynin në betejë me kostumet e kafshëve që përfaqësonin në emër
Arma më e përdorur nga aztekët ishte një shkop druri që në pjesën anësore kishte dhëmbëza prej obsidi (shkëmb vullkanik)

Përsa i përket ndërtimeve, gërmimet arkeologjike kanë dëftuar se spanjollët e teprojnë kur thonë se habiteshin përpara shkëlqimit të, gjoja kryeqytetit të aztekëve. Në të vërtetë shtëpitë ishin të rëndomta, të ulëta e primitive, pallate kishte pak.

Megjithëse spanjollët e vlerësojnë sovranin e aztekëve si një autokrat. Hulumtimet moderne kanë provuar pavërtetësinë e këtij pohimi. Struktura politike e perandorisë azteke nga këndvështrimi i sotshëm, do të këtillohej kushtetuese.

Sovrani zgjidhej nga një familje e caktuar; ai kishte pranë vetes një këshill, ose në qoftë se do ta quanim kështu, një qeveri, që mblidhej rregullisht për të marrë vendimet e nevojshme të popullit.

Kryeqyteti aztek në kulmin e begatisë dhe prosperitetit të tij

Edhe pse aztekët mund të mbeten në kujtesën e historisë një popull gjakatar, në njërën të monedhës ata vazhdojnë të tërheqin studiues, historianë dhe arkeologë që mundohen që të deshifrojnë kodet, të vërtetojnë faktet dhe të zbulojnë të dhëna të reja për këtë popull.