Lezhë/ Sherr e grushte në komisariat mes punonjësve të Policisë

Në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë ka nisur një sherr i dhunshëm mes një oficeri të patrullës së Përgjithshme, i cili ka goditur me grushta Punonjësin e Patrullës së Përgjithshme, per arsye ende te panjohura.

Sipas burime të policisë të dy janë pezulluar nga detyra dhe njëri prej tyre ndodhet në spital.

Njoftimi nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Sektori i Sh.Ç.B.A.

Më datë 13.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasit N. Sh e M.M.,  pasi shtetasi N.Sh. me detyrë oficer i patrullës së Përgjithshme, në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë ka goditur me grushta Punonjësin e Patrullës së Përgjithshme M.M. ku dhe ky i fundit është kundërpërgjigjur. Në lidhje me këtë ngjarje të dy punonjësit e Policisë janë pezulluar nga detyra dhe ndaj tyre ka filluar ecuria disiplinore për përdorim të paligjshëm dhe i parasyeshëm i forcës.