Mblidhet Kuvendi i Shoqatës së Sociologëve të Kosovës, zgjidhet Këshilli i Përgjithshëm dhe Kryesia

Në praninë e mbi pesëdhjetë anëtarëve të Shoqatës së Sociologëve të Kosovës është mbajtur Kuvendi i radhës i (dyti me radhë) i Shoqatës së Sociologëve të Kosovës (SHeSK-së).

Gjatë kësaj mbledhje është zgjedhur Këshilli i Përgjithshëm dhe Kryesia. Sipas Statutit të SheSK-së, është zgjedhur Kryesia e përbërë prej nëntë anëtarëve, Prof. Dr. Fadil Maloku, kryetar; MA. Labinot Kunushevci, sekretar; Blerta Haxhiaj, nënkryetare.

Ata u zgjodhën përmes votimit. Vlen të përmendet fakti se ky është Kuvendi i dytë i kësaj shoqate profesionale. Në këtë Kuvend u rimiratua Statuti, u konfirmua gatishmëria e të gjithë të pranishmëve për të marrë dhe ushtruar përgjegjësi, llogaridhënie dhe transparencë. Shoqata është e regjistruar dhe ka një shtrirje në gjithë Kosovën.