Misteri/ Shqiptarja gjendet e vrarë në banesë me armën e policit

Një shqiptare është gjetur e vrarë me armë zjarri në shtëpinë e saj në Bad Langensalza (Landi Thüringen), Gjermani.

Emri i saj ende nuk bëhet i ditur por thuhet se është një grua rreth 34 vjeçe nga Kosova.

Sipas policisë, shqiptarja është vrarë mbrëmjen e së enjtes ndërsa në trup i janë gjetur disa plagë të shkaktuara nga një armë zjarri.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se arma mund të jetë e një polici federal që mund të ketë patur lidhje me shqiptaren.

Ajo ishte e lidhur me një 22-vjeçar i cili gjendej në vendin e krimit i dehur së bashku me një polic federal, edhe ai 22-vjeç.

Sipas medias gjermane “pnp.de” të dy ata janë ndaluar, ndërsa mësohet se të dy kishin pirë mjaftueshëm. Dyshimet e para janë se gruaja mund të jetë qëlluar aksidentalisht. Mendohet se ata mund të ishin duke festuar të tre.

Megjithatë ende nuk bëhet e ditur se cili nga personat mund të ketë qëlluar, apo nëse arma që është gjetur është ajo që është përdorur për vrasjen e 34-vjeçares.

Pritet që shqiptares t’i bëhet autopsia dhe më pas të zbulohet edhe shkaku i vrasjes misterioze.