A djersitni natën në gjumë? Nëse po, ju vuani nga këto sëmundje

Nëse djersiteni natën në gjumë, kjo tregon se vuani nga këto sëmundje…

Menopauza
Afshet e nxehta gjatë menopauzës janë një nga shkaktarët e djersitjes tek femrat.

Hiperhidrosa idiopatike
Kjo është një gjendje në të cilën trupi prodhon në mënyrë kronike shumë djersë pa ndonjë shkak të identifikueshëm mjekësor.

Infeksione
Tuberculoza është një infeksion i cili lidhet me djersitjen gjatë natës. Por infeksionet bakteriale si endokarditis (inflamacion i valvulave të zemrës) dhe osteomielit (inflamacion në kocka), mund të shkaktojnë djersitje gjatë natës.

Djersitja e natës është gjithashtu simptomë e infeksionit HIV.

Kancer
Djersitja gjatë natës është një shenjë e hershme e disa llojeve të kancerit. Ai që lidhet më shumë me djersitjen është limfoma. Megjithatë, këto raste janë shpesh të shoqëruara edhe me humbje të menjëhershme peshe dhe temperaturë.

Medikamente
Marrja e disa medikamenteve të caktuara mund të jetë shkak i djersitjes gjatë natës. Antidepresantët, medikamentet për ulje temperature si, aspirina dhe acetaminofeni, mund të shkaktojnë djersitje.

Hipoglicemia
Ulja e nivelit të sheqerit në gjak mund të shkaktojë djersitje. Njerezit që po marrin insulinë ose ilaçe orale për diabetin mund të pësojnë hipoglicemi gjatë natës, gjë që shkakton edhe djersitjen.

Çrregullime hormonale
Djersitja lidhet me disa çrregullime hormonale, si pheochromocytoma (që ka lidhje me veshkat), sindroma karcinoide dhe hipertiroidismi.

Gjendja neurologjike
Kushtet neurologjike jo të zakonshme, duke përfshirë shqetësime si: disrefleksia autonome, siringomielinë post-traumatike, goditjet, dhe neuropatia autonome mund të shkaktojnë djersitje të madhe dhe mund të çojnë në djersitjen gjatë natës. /lajm24