Njihuni me mjeken që kujdeset për VIP-at e politikës, nga Kryemadhi te Rama e Bregu

Në daljen e fundit për media, konkretisht pasditen e djeshme nga foltorja e selisë, Monika Kryemadhi, u shfaq krejt ndryshe nga herët e tjera.

Me një “look” të kuruar deri në detaj, lëkurë të freskët e sidomos, shumë kile të humbura. Kjo na shtyu të “gërmonim” më shumë për të gjetur se cili është “sekreti” i transformimit të zonjës Kryemadhi.

Dhe gjetëm njeriun që kujdeset për të… por që gjatë rrugës na zbuloi se kryetarja e LSI nuk është i vetmi personazh Vip që ajo trajton. Doktoreshë Silva na zbuloi se kujdeset për gjithë familjen e Presidentit Meta, është mikeshë e vjetër e kryeministrit Rama, ish studente e doktor, Berishës dhe mjekja që prej vitesh ndjek edhe shëndetin e Majlinda Bregut.

“Monika, për vetë pozicionin social, jeton një jetë me probleme, jo indiferente ndaj stresit psikologjik dhe fizik. Kjo sjell shpesh një tendencë të një jete jo të shëndetshme. Kjo në fakt vlen për të gjithë pacientët e mi që ndjek në Shqipëri”, thotë për newsbomb.al, doktoreshë Silva.

Ndonëse shume heremetike dhe e kujdesshme për mos të zbuluar më shumë nga çduhet për pacientët e saj, ne kemi mundur t’i marrim një intervistë ekskluizivisht për newsbomb.al doktoreshë Silva Ruli Shametaj, e cila ka 23 vite mjeke më Republikën e San Marinos, është specialiste në sëmundjet e brendshme e specialiste në kurat antirrudhë. Doktoreshë Silva ka qenë për 20 vjet drejtore e Departamentit Shtetëror të Specialiteteve në spital, 7 vjet drejtore e emodializës dhe e ambulatorit të ipertensionit arterios. Aktulisht, ajo është shefe në Pneumologjinë geriatrike. Ndonëse jeton në Itali, ia ka dalë të ndjekë nga afër pacientët e saj në Shqipëri duke ardhur këtu, së paku çdo tre javë, siç rrëfen vetë doktoresha.

INTERVISTA EKSKLUZIVE PËR NEWSBOMB.AL

Doktoreshë Silva, ju kujdeseni për shëndetin e kryetares së LSI, Monika Kryemadhi… Si ia keni dalë ta transformoni kaq pozitivisht?

Kuroj familjen e Presidentit e shumë pacientë të tjerë përmes vështrimit global 360 gradë , përmes monitorimit të gjendjes shëndetësore, parametrave klinikë, nutrizonale dhe specifike laboratorike. Është ky kyçi i një jete të shëndetshme.

Korrigjimi i defiçiteve në parametra, dieta e balancuar e raporteve të proteinave, karbohidrateve e fibrave si dhe integrimi dhe ologoelement e macrobiotik është një element fondamental.

Gjithashtu dhe integrimi me substanca antioksidantë në raporte të kontrolluara mejësor si kurkuma, vitamina E, C, seleniumi, si me rrugë ushqimore ashtu edhe me infusione endovenoze të cilat reduktojnë stresin organik dhe ndikojnë në jetëgjatësinë e rigjenerimin qelizor. Dieta e kontrolluar, kontrolli i aktivitetit fizik dhe monitorimi frekuent klinik jep rezultatet që janë mëse të dukshme.

Pra ju sapo zbuluat se nuk kujdeseni për zonjën Kryemadhi por për të gjithë familjen Metaj…

Po, dhe jo vetëm…

Në daljen e fundit për media, konkretisht, pasditen e djeshme zonja Kryemadhi u shfaq me shumë kile më pak. Na thoni diçka më specifike! Çfarë keni bërë për ta sjellë kaq në formë? Cila është dieta?

Nuk ka asnjë formulë ideale në mjekësinë serioze. Ka pacientë me parametra e karakteristika individuale që kërkojnë trajtime individuale. Dietë normokalorike, e balancuar dhe e integruar. Një nga elementët kryesorë, jo vetëm me zonjën Kryemadhi është raporti i besimit mes mjekut dhe pacientit. Besimi dhe bashkëpunimi.

Çfarë keni hasur në shëndetin e zonjës Kryemadhi? Çfarë ka specifike në te e që ju po tregoni më shumë kujdes?

Monika, për vetë pozicionin social, jeton një jetë me probleme, jo indiferente ndaj stresit psikologjik dhe fizik. Kjo sjell shpesh një tendencë të një jete jo të shëndetshme. Kjo në fakt vlen për të gjithë pacientët e mi që ndjek në Shqipëri.

Korrigjimi i parametrave të glicemisë, ipertensionit, profilit lipidik, profilit vitaminike dhe emantologjik, ndihmon në riekuilibrimin dhe evitimin e proceseve të rrezikshme kardiovaskulare.

Si dakordoheni bashkë? Sa shpesh e takoni familjen Meta? Si e ndiqni rastin e tyre aq kohë sa jetoni mes Italisë e Shqipërisë?

Unë jam në Tiranë çdo tre javë thuajse pasi ndjek shumë pacientë në Shqipëri prej shumë vitesh.

Për t’u rikthyer te zonja Kryemadhi… A është një paciente e vështirë kryetarja?

Monika hyn te pacientet që plotësojnë çdo rregull të vënë nga unë me fanatizëm.

Dhe cilat janë disa nga rregullat që i keni vendosur?

Nuk ka lista të fshehta. Ka pacientë besnikë dhe të rregullt, dhe mjek specialistë e skrupuloz.

Ju kujdeseni dhe për shëndetin e zonjës Majlinda Bregu, e cila gjithashtu shfaqet shumë në formë. Kush është paciente më “rebele” apo e vështirë, Majlinda apo Monika?

Vështirësia kur kanë besim nuk ekziston më. I vetmi ndryshim është që secila ka karakteristikat fisnike, karakteriale e mjekësore të ndryshme.

Dhe impenjimi im është i ndryshëm në varësi të asaj që dua të arrij, të kuroj apo përmirësoj.

A janë të shëndetshme dy zonjat e politikës?

Janë të kontrolluara e monitoruara siç mendoj që duhet të jenë individët mbi 40 vjeç. Të parandalosh është më mirë se sa të kurosh. Por është koncept i vështirë në Shqipëri, ky.

Si keni rënë në kontakt me personazhet e njohur, shkuat ju tek ata apo anasjelltas?

Unë jetoj e punoj në Itali dhe kam studiuar këtu për 28 vjet por jam vajzë Tirane dhe vij nga një familje mjekësh. Vajzë e një kirurgu, doceti universitar. Ne tiranasit, edhe pse të ikur mbetemi miq. Natyrisht që më kanë kontaktuar. Jam brez e mikeshë familje e kryeministrit, ish-studente e doktorit, e komshije me Monikën e Majlindën. Kjo është Tirana…