Pamjet nga shpërthimi në Shkodër/ Njerëz në panik e të gjakosur

Pamje të reja nga shpërthimi me tritol që tronditi sot qytetin e Shkodrës janë zbuluar nga televizioni lokal Rozafa.

Në këto pamje mund të shihen momentet vetëm pak sekonda pas shpërthimit në lagjen “Partiazani” nga i cili mbetën të plagosur 8 vetë.

Njerëz që vrapojnë për t’iu larguar vendngjarjes apo edhe persona të gjakosur shihen në këtë video.