Partizani dhe Flamurtari, humbje minimale në Antalya (Video)

Partizani ka zhvilluar miqësoren e parë në përgatitjet e Turqisë. Përballë tyre ishte ekipi i Kasimpasa, një skuadër e njohur e kampionatit turk. Ekipi i Sulejman Starovës u dorëzua vetëm në minutën e 89, falë golit të Trezeguet. Trajneri e ka nisur këtë miqësore me këtë formacion: Hoxha, Kalari, Ibrahimi, Atanda, Kotobelli, Telushi, Trashi, Batha, Progni, Asani dhe Bardhi.

Pra, nga afrimet e janarit e nisi  ndeshjen titullar vetëm Telushi, ndërkohë që në pjesën e dytë është aktivizuar edhe mbrojtësi Egzon Belica, i cili ka zënë vendin e Kotobellit. Ka pasur disa minuta në këtë ndeshje edhe për Filin, i cili zuri vendin e Asanit, por pa ndryshuar asgjë në rezultatin e takimit.

Ndërsa Flamurtari ka luajtur sot, ndaj turqve të BB Erzurumspor, të cilën kuqezinjtë kanë humbur 1-0. Formacioni startues i Duros ka qenë ky: Nurkoviç, Siljanovski, Deliaj, Pollozhani, Musta, Sidibe, Useini, Juffo, Hoxhaj, Nedeljkoviç dhe Kamara. Me kalimin e kohës u aktivizuan edhe Licaj, Hyseni, Muarem, Gafuri, Busic, Maze, Veliu, Tushi dhe Zuka.