Policia e Shtetit hap konkursin për drejtorin e ri, ja afatet e aplikimit

Policia e Shtetit ka hapur konkursin për të zgjedhur drejtorin e ri, pas largimit nga detyra të drejtorit të Përgjithshëm, Haki Çako. Hapja e procesit për drejtuesin e ri është urdhëruar nga drejtori i komanduar në krye të Policisë së Shtetit, Rebani Jaupaj.

Mësohet se aktualisht ka 5 vende të lira, për gradën “Drejtues i parë i policisë”.

Të gjithë aplikantët për detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, duhet të dorëzojnë dokumentet deri në datën 16 janar, dhe më pas do të vendoset edhe data për mbajtjen e konkursit.

Akademia e Sigurisë do të zhvillojë procesin e konkurimit, ndërsa gradat do të jepen në një afat kohor prej 2 javësh.