Prezantimi më i veçantë i transferimit ndodh te Barcelona (Video)

Pasi kreu me sukses vizitat mjekësore, klubi i Barcelona-s ka prezantuar qendërmbrojtësin e ri të saj, kolumbianin Yerry Mina, i cili i është bashkuar katalanasve nga radhët e Palmeirasit. Valverde kishte kërkuar me ngulm lojtarin, edhe pse ai kishte luajtur vetëm një sezon në Brazil, duke besuar plotësisht te aftësitë e 23-vjeçarit.

Por prezantimi në “Camp Nou”, para rreth 10 mijë tifozëve të pranishëm, nuk ka qenë si të gjithë të tjerët, pasi Mina është paraqitur zbathur në momentin kur ka hyrë për herë të parë në fushën e lojës. Në fakt, kjo është një traditë që futbollisti ka në momentin kur duhet të shkelë në një fushë futbolli. Para ndeshjeve, ai e bën një gjë të tillë kur nis nxemja, duke hyrë zbathur mbi tapetin e barit për të veshur më pas këpucët…