Rama flet për shkarkime dhe tregon historinë e një emigranti që i mbeti në mendje

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Rrëshen, nga ku ka nënvizuar edhe një herë rëndësinë që ka platforma shqipëriaqëduam.al, ku ftoi qytetarët të bëjnë denoncimet e tyre në rast se nuk marrin të drejtën që u takon në institucionet shtetërore.

“Ne i kemi marrë 1640 shqetësime të ngritura drejpërdrejtë nga njerëz në gjithë Shqipërinë dhe prej tyre 1412 janë probleme të zgjidhura, të të gjitha natyrave, njerëz që janë zvarritur për muaj e vite në hipotekë, që e kanë provuar dhe edhe pse nuk e kanë besuar, e kemi marrë pas edhe falenderime, por jo vetëm është zgjidhur problemi, ajo që ka ndodhur, është që kur një qytetar i drejtohet ministres së drejtësisë për një problem me hipotekën dhe pas verifikimit që bëhet brenda 10 ditësh rezulton që qytetari ka të drejtë, jo vetëm që e merr të drejtën, por personat përgjegjës largohen nga administrata.

Rama përmendi edhe një rast të një emigranti:

Meqë ra fjala për Aluiznin, një emigrant, është një informacion që më mbeti në mendje nga pasqyra e raportit të bashkëqeverisjes, një emigrant që s’është fare në Shqiperi kishte 3 vjet që kërkonte te merrte legalizimin e shtëpisë dhe kjo u faktua nga verifikimet e dokumentacionit, mori për 10 ditë jo përgjigjen që do ta shofi por legalizimin, por edhe kush është përgjegjësi do iki nga puna, le të jetë socialisti më i flaktë, flaka e atij që i pengon ëndrren emigrantit të legalizoje shtëpinë e tij, nuk i duhet PS, le të shkojë ta përdorë ata flakë që i thonë vetes socialistë në TV”.