Rama: Në vitin 2017 vendi mbylli një plagë të thellë, që pati infeksionet që ne njohim

Në ceremoninë e mbajtur në kuadër të 105-vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit, kryeministri Edi Rama e nisi fjalën e tij me porosinë e Ismail Qemalit për xhandarmërinë e vendit.

Në vijim, Rama theksoi se ‘sot në 2018 ne nuk kemi Lazarat.’

Në vitin 2017 vendi mbylli një plagë të thellë që pati infeksionet që ne njohim, sot në 2018 ne nuk kemi as Lazarat dhe as lazaratër të shpërndarë në trupin e saj. Vjen policia hoqi nga duart e organizatave kriminale mbi 40 mln euro pasuri, ndërkohë që 4 vite më parë kjo shifër nuk kalonte 1 milionë euro.

Në 2017 garantoi numrin më të ulët të vrasjeve në historinë e statistikave pas ’90, ndodhën vetëm 50 vrasje, nuk është shifër shumë e ulët, por minimumi historik dhe më shumë se gjysma e 107 vrasje në 2013 dhe 126 në 2012, dhe një shifër më e ulët se shifra e një vendi të BE ku flitet shumë për krimin shqiptar”, tha Rama.

Më tej kryeministri Rama foli për procesin e vetting-ut.

“Krimi nuk luftohet me gjykatës e prokurorë të korruptuar, por nuk luftohet as me drejtorë, shefa komisariatesh apo policë të korruptuar”, tha kryeministri.