Robert Ndrenika ka ditëlindjen, ai nuk shfaqet, por nisin urimet virtuale nga politikanët…

Meqenëse ai vetë nuk është thuajse asnjëherë i pranishëm publikisht, sa herë që ka një datë të shënuar për aktorin e madh Robert Ndrenika, miqtë e tij apo ata që thjesht e duan nga ekrani, nuk harrojnë ta përmendin. Më 10 jenar të vitit 1942, ka lindur aktori që u bë më i dashuri i shqiptarëve.

I pari që është kujtuar për ta uruar në rrjetet sociale ka qenë nënkryetari I LSI-së, Luan Rama.

Me siguri, urimet për të do të vazhdojnë gjatë gjithë ditës dhe, si gjithnjë, Ndrenika vetë nuk do të shfaqet, duke zgjedhur ndoshta që të ulet në tryezë me miqtë e tij më të ngushtë, për të kujtuar gjithë vitet që ka kaluar në profesion e jashtë tij.

Konica.al i uron jetë të gjatë!