Serbët dhe etruskët

Një shkencë si historia nuk mund të detyrohet të pësojë imponime të përkundërta me atë liri që duhet të gëzojë mendimi i njerëzve të thjeshtë, dhe aq ma tepër, mendimi i cilësisë më të lartë njerëzore që përfaqësohet nga studiuesit e shkencave të ndryshme, ku historia zë një vend nga më të rëndësishmit, sepse na jep kuptimin e vërtetë të jetës, e duke kapërcyer kronologjinë e kohërave, ku mijëvjeçarët dhe shekujt kthehen në ditë dhe orë, na bën të rijetojmë zhvillimin historik të njerëzimit drejtpërsë drejti dhe jo si spektatorë.

Historia është pra histori, ajo duhet të preket, të ndihet dhe të përjetohet në çdo kohë mu ashtu si ishte. Por ne ku jemi? Sa i njohim pellazgët, sa i  njohim etruskët?

Dëshira për më shumë  “ndodhi në vitet e fundit, kur çështja pellaygjike filloi të gjejë mbështetjen e studiuesve dhe një popullaritet të dukshëm të njerëzve, veçanërisht të shqiptarëve, që e shohin vetën të rilindur nga thellësia e ngjarjeve të historisë njerëzore, ku ata mund të fitojnë një hapësirë dhe të gjejnë vend të meritueshëm mes popujve që kanë kontribuar konkretisht në qytetërimin e kontinentit evropian qysh në agimet e para të formimit të tij“.

Sa kënaqësi të lundrosh nëpër histori dhe “duke lexuar fjalitë e skalitura në mermerë, metale, baltë të pjekur apo të vizatuara në muret e ndërtesave të varrezave etruske, na ngjanë sikur po flasim me ata banorë të hershëm të Italisë, me të njëjtën gjuhë të prejardhjes, që asht pellazgjishtja, e ruajtur gjatë mijëvjeçarëve nga fiset e pamposhtura shqiptare, që arritën t`u mbijetojnë luftrave dhe pushtimeve të njëpasnjëshme të huaja, bashkë me traditat, dhe mbi të gjitha, bashkë me gjuhën e tyre të pavdekshme.

Unë nuk dua t’iu mësoj historinë tonë, por e kem dëshirë të madhe që ne, kombi më i vjetër i Evropës, të mos mashtrohemi dhe ta mohojmë vetveten për një grusht parash.

Të mëdhenj jemi! Por është ligj i natyrës nëse një gjësend nuk e përdor, atëherë tjetri shërbehet me, e bën të veten dhe në fund të quan edhe hajn.

Si e kam cekur edhe në shkrimet tjera, ne po e gjejmë veten prej kohës së ardhjes së otomanëve këndej pari. Nuk iu dhimbset e jona t’i falet dikujt. Kështu po na mësojnë, kështu po na imponojnë të sillemi. Sa me gjakftohtësi i shohim librat serbe plot e përplot me të kaluarën shqiptare e të shkruar si histori serbe; një histori e përvetësuar për të bërë një të paqenë kurrë, si një me traditë dhe themele. Ata po ia shkruajnë vet-vetës “tapitë “ e trashëgimisë së tyre, kurse ne shahemi,fyemi dhe linçohemi pse e themi të vërtetën.

Serbët e bëjnë të veten, ata e vjedhin historinë dhe bota iu zë besë. Ata shkruajnë dhe gjithçka është e tyre. Edhe Etruskët janë të tyre… dhe ata botojnë libra, mbushin bibliotekat e tyre dhe ato botërore, ne heshtim. Ne heshtim se ende nuk guxojmë të flasim. Neve na përqeshin vetë shqiptarët, neve na urrejnë vetë shqiptarët, neve na ndrydhin vetë shqiptarët.

Ky është libri i fundit Vesna Peshiqit, i autores shumë të specializuar për falsifikime historike, mbi etruskët ku flasin etruskologët Немировски, Пешић, Палотино, Билбија, Гавела, Орешкин.

Vesna Peshiq ne Romë në muzeun etrusk

Dhe ajo shkruan “ Isha dje në Romë, e vizitova Muzeun Etrusk. Dhe ja këtu jam para sarkofagut më të bukur, i cili e bën të pavdekshme dashurinë e Etruskut (kushëririt të lashtë serb) dhe Rasianit (serbit)( RIM, PREKJUCE, ETRURSKI MUZEJ. PRED NAJLEPSIM SARKOFAGOM IKADA KOJI OVEKOVECUJE BESMRTNU LJUBAV BRACNOG PARA ETRURACA/RASENA (NASIH ANTICKIH RODJAKA). PODSECAM DA SU VINCANSKO I ETRURSKO PISMO GOTOVO IDENTICNI! — atMuseo Nazionale Etrusco Di Villa Giulia).

Cilët janë trashëgimtarët e vërtetë të etruskëve, ne shqiptarët apo serbët? Hë de mo, flisni!