Shiu ndal lojën, tenistja jep spektakël duke kërcyer (Video)

Shfaqja që ka dhënë një teniste ka qenë më e bukur se sa loja dhe argëtuar jo pak publikun. Në finalen e femrave të Kooyong Classic, tenistja gjermane Andrea Petkoviç ka mahnitur publikun me kërcimin e saj. Në përballjen me Belinda Bençiç, shiu bëri që ndeshja të ndërpritej për disa minuta.

Për të mos e lënë bosh këtë hapësirë, altoparlanti shpërndau muzikë dhe Petkoviç menjëherë nisi të kërcente. Publiku nisi të duartrokasë, ndërsa tenistja ftoi t’i bashkohej në kërcim edhe gjyqtari i ndeshjes. Gjithsesi, kërcimi nuk i solli fat gjermanes, e cila u mund me rezultatin 2-1.