Shkëmbimet Shqipëri-Greqi, si po ndyshojnë shifrat në marrëdhëniet tregtare! Zërat që ndikojnë në eksport dhe import

Gjatë vitit 2017 Shqipëria ka njohur një rritje të shkëmbimeve tregtare me Greqinë. Referuar të dhënave të INSTAT, rezulton se gjatë vitit 2017 Shqipëria ka importuar gati 50 miliardë lekë mallra nga Greqia. Krahasuar me vitin 2016, rritja e vitit të kaluar ka qenë 4 miliard e 223 milion lekë.

Në këtë rritje, zërat që kanë ndikuar më shumë janë “material ndërtimi dhe metale”, “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” dhe “prodhime druri dhe letre”.

Sa i përket eksporteve, rezulton se Shqipëria ka dërguar në Greqi 11.6 miliard lekë mallra. Krahasuar me vitin 2016, gjatë vitit 2017 eksportet rezultojnë se janë rritur me 452 milion lekë më shumë.

Në këtë rritje ka ndikuar më shumë zëri “tekstile dhe këpucë” që kë shënuar rritjen më të madhe në listën e mallrave që eksporton Shqipëria në Greqi.

Shkëmbimet Shqipëri-Greqi: 

Importe 2016/ 45.656 milion lekë

Importe 2017/49.879 milion lekë

Eksporte 2016/11.150 milion lekë

Eksporte 2017/11.602 milion lekë

SCAN