‘Shokon’ Eliza Dushku: Më kanë përdhunuar që 12-vjeçe

Eliza Dushku, aktorja e famshme e Hollivudit, me prejardhje shqiptare, në një status në rrjetin social Facebook, ka bërë një rrëfim tronditës.

Ylli i aktrimit ka treguar se kur ishte vetëm 12-vjeçare teksa po xhironte filmin “True Lies”, ishte abuzuar seksualisht nga Joel Kramer, njëri nga koordinatorët kryesorë të skenave të rrezikshme në Hollivud.

Dushku shkruan se që nga ajo kohë ka luftuar me veten e saj duke u munduar ta gjejë mënyrën dhe kohën për ta bërë publike këtë por, nuk kishte mundur, deri tani.

Aktorja ka rrëfyer se 25 vite më parë, Joel e kishte mashtruar duke e dërguar në një dhomë hoteli me premtimin e bërë prindërve të saj se do ta dërgonte për not në një pishinë. Aty ai e kishte dhunuar seksualisht edhe pse ajo kishte kundërshtuar. Në atë kohë ajo ishte 12-vjeçe ndërsa ai 36.