‘S’ka ilaçe’/ Deputeti i PD-së, pas thirrjes së mësueses me tumor për Ramën: Ka krizë

Deputeti i Partisë Demokratike për qarkun e Gjirokastrës Tritan Shehu, ka reaguar me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, lidhur me gjendjen e një mësueseje e cila nga Rrësheni i kërkoi ndihmë Kryeministrit pasi ishte e sëmurë me tumor.

Mësuesja deklaroi dje para Ramës se prej muajit gusht të 2017 nuk merr dot mjekim me herceptinë, pasi nuk gjendet ilaçi.

Unë vuaj nga kanceri i gjirit. S’ka ilaç hereceptinë në Onkologjik, për mua dhe për 130 të sëmurë të tjerë dhe kjo situatë vijon prej muajsh. Nuk kam asnjë vërejtje për mjekët kanë qenë shumë të përkushtuar. Kam muaj që kërkoj drejtorin e spitalit për t’i kërkuar informacion, por nuk e gjej asnjëherë. Që nga mjekja ime dhe të gjitha instancat më thonë se nuk ka ilaç. Deri tani duhet të kisha bërë 8 kura, por kam bërë vetëm 3”, u shpreh ajo.

Ndërkohë, Shehu, i drejtohet Kryeministrit Rama, teksa shkruan: Tragjedia e arsimtares nga Rrësheni është e lidhur me varfërinë absolute të shëndetësisë.