S’ka më vuajtje! Ky është lëngu që ju mban dhëmbët e pastër dhe të fortë

Mbushni gojën me çaj dhe gagarisni për një copë herë, në mënyrë që të hiqni pllakat dhe bakteret nga dhëmbët.

Pa marrë parasysh se për çfarë çaji bëhet fjalë, i gjelbër apo i zi, kjo ndihmon si antiseptik për pastrimin e gojës.

Në një eksperiment të bërë nga Sri Hasanamba Dental Collage në Indi, është gjetur se tanini që përmban çaji është shumë i dobishëm për heqjen e baktereve dhe eliminimin e pllakave.

Hulumtimi i bërë me 45 njerëz që vuajnë nga gangivitisi – sëmundje e mishrave të dhëmbëve – ju është dhënë çaj dy herë në ditë, të gagarisin nga 30 sekonda.

Rezultatet kanë treguar se atyre iu është qetësuar irritimi dhe mishrat i kanë më të shëndetshëm.

Kjo procedurë duhet të bëhet pasi të lahen dhëmbët me pastë dhe furçë.