Skënderbeu humb, gjest i rrallë i Besiktas (Video)

Ekipi i Skënderbeut ka zhvilluar miqësoren e dytë në Antalya, këtë herë ndaj Besiktas. Ndryshe nga miqësorja me Bursaspor, ku korçarët humbën 3-0, në formacion kthehen veteranët Shehi, Radas dhe Osmani. Vlerësimi ishte maksimal për këtë ndeshje, që nuk është thjesht një test.

Diçka e rrallë ka ndodhur në këtë takim. Besiktas ka shënuar i pari me Pektemek, por në atë moment një lojtar i Skënderbeut ishte i shtrirë në fushë dhe korçarët e kishin lënë lojën. Turqit nuk e vunë re dhe shënuan, por më pas, pasi kuptuan situatën, e lejuan Skënderbeun të shënonte golin e barazimit me Sowe.

Në minutën e 52-të ka qenë Pektemek ai i cili do të kalonte në avantazh Besiktas, përpara se Negredo të gjente golin e 3-të takimit. Në minutën e 90-të Lilaj ka arritur të ngushtojë shifrat e takimit, duke e dërguar rezultatin e përgjithshëm në shifrat 3-2.