Sokol Cikalleshi përmbys Besiktas me dy gola (Video)

Sokol Cikalleshi i ka bërë një nisje spektakolare vitit 2018, duke shënuar 2 gola në Kupën e Turqisë, por ajo që bën bujë më shumë, ka të bëjë se dopietën ia ka shënuar Besiktas-it. Sulmuesi shqiptar ka qenë me të vërtetë “në flakë” mbrëmjen e sotme, pasi Osmanlispor, ekipi tij tij, përmbysi rezultatin e gjigantit turk.

Osmanliaspor luante në shtëpi, por ishin miqtë ata që zhbllokuan sfidën në minutën e 83-të. Megjithatë, bomberi i Kombëtares Shqiptare, që është aktivizuar për 90 minuta, ka kthyer për dy minuta rezultatin. Në fillim, në minutën e 86-të, kavajasi shënoi golin e parë, ndërsa vetëm dy minuta më vonë, shënoi edhe golin e kthesës, me 11-metërsh. Gjithsesi, Osmanliaspor eliminiohet në 1/8 finale, pasi kishte humbur ndeshjen e parë 4-1.