Sot dëbora ‘pushton’ Shqipërinë. Pritet të zbardhet edhe Tirana

Ditëve të para të janarit me temperatura gati karakteristike për stinën e vjeshtës po iu vjen fundi.

Sinoptikanët parashikojnë reshje bore duke nisur nga mbrëmja e sotme, ndërsa ditët ku do të ndjehet me të vërtetë dimri do jenë 20 deri në 26 janar, sipas Meteoalb.

“Dita e diel, vijon me kthjellime e vranësira kalimtare në Jug dhe Qendër por vranësira të shpeshta lokalizohen në Veri dhe Lindje. Pjesa e dytë e ditës fuqizon vranësirat duke gjeneruar në mbrëmje dhe gjatë natës, reshje shiu e dëbore”,- njofton Meteoalb.

Sipas Meteoalb, dita e diel sjell rënie të temperaturave në të dy esktremumet ditore duke bërë që vlerat e tyre të luhaten nga -4 në 12°C.