Strakosha qetëson tifozët lacialë: E bind unë De Vrij (Video)

Në ditët e fundit, te Lazio ka një çështje serioze për t’u diskutuar, ajo e rinovimit të Stefan De Vrij. Mbrojtësi holandez është një nga futbollistët kryesorë të kësaj skuadre, por e ardhmja e tij dukej larg këtij klubi. Megjithatë, situata e De Vrij ka marrë një kthesë të madhe, holandezi mund të rinovojë me skuadrën.

Për këtë duhet ndihma edhe e Thomas Strakoshës. Me anë të një postimi në “Instagram”, Strakosha premton se do të ndihmojë në rinovimin e kontratës së De Vrij. Në një moment të tillë kur tifozët ishin ende në ankth, Strakosha kthehet edhe njëherë në futbollistin e parapëlqyer në kampin lacial.