Tare ka dështuar vetëm një herë në merkato, ai është…

Në një intervistë dhënë për mediet italiane, Igli Tare e cilëson një formalitet firmën për rinovimin e kontratës me presidentin e Lazio-s, Claudio Lotitto, duke theksuar se mes tyre ka pasur përherë besim reciprok dhe kjo është një çështje që nuk e shqetëson aspak. Ndërkohë, drejtori sportiv më i mirë në Itali ka zbuluar edhe dështimin e vetëm në merkato…

“Në fillim nuk ka qenë aspak e lehtë, sepse nuk kisha eksperiencë dhe askush nuk besonte tek unë. Merita më e madhe shkon për presidentin, që më besoi, sepse ai shikonte më larg se të tjerët. Goditja më e madhe? Padyshim Saviç-Milinkoviç. Jo vetëm sepse është një nga talentet më të mëdhenj të ditëve të sotme, por edhe sepse arrita ta bëja të mbante fjalën që më dha që në fillim.

Ndërsa dështimi më i madh, nëse kështu mund ta quajmë, mbetet Cavani, sepse shumë vite më parë mund të transferohej nga Palermo te Lazio.  Kjo është skuadra më e fortë që kam ndërtuar në 10 vitet e fundit, por duhet të vazhdojmë punën për të arritur objektivat”, – është shprehur Tare për mediet italiane.