Thjesht e pabesueshme! Makina pa timon dhe pa pedale gati për të dalë në rrugë

Për të gjithë të apasionuarit pas makinave, ka një superlajm.

Gjigandi “General Motors” deklaron se ka nisur prodhimin masiv të makinës së parë autonome pa timon dhe pa pedale e cila shumë vite më parë konsiderohej si diçka e pamundur.

Aktualisht, Kompania në fjalë po kërkon leje nga qeveria amerikane për t’i nxjerrë në rrugë këto automjete.

Inxhinierët parashikojnë se vitin e ardhshëm këto mjete do të përdoren si taksi-robot në disa shtete amerikane.