Tmerrohen udhëtarët/ Ndërron jetë në autobus 57-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet, ku një person ka ndërruar jetë në autobus.

Sipas burimeve policore, ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale 57-vjeçari me iniciale R.SH.

Njoftimi i policisë:

Në rrugën “Budi”, në autobus, ka vdekur shtetasi R.SH vjeç 57, banues në Tiranë. Nga veprimet e kryera rezultoi se, vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vdekje natyrale.