Tom Doshi në zyrën e Ramës/ Çfarë po ndodh në politikë?

Vetëm pak ditë më parë deputeti i PSD-së Tom Doshi është fotografuar duke dalë nga ndërtesa e Kryeministrisë. Ende nuk dihet arsyeja se përse Doshi mund të ketë shkuar aty.

Pas problemeve që patën disa vite më parë, ku Doshi u largua nga grupi i Partisë Socialiste nga vetë Rama, nuk dihet si mund të jenë sot raportet e Doshit me Kryeministrin.

Ndërkohë, kujtojmë se më pas Doshi kandidoi si deputet në Shkodër, nën siglën e Partisë Social-Demokrate të Skënder Gjinushit.

Tom Doshi ka qenë një prej njerëzve më të afërt të Edi Ramës gjatë kohës që ai drejtonte PS-në në opozitë.