Tritol dyqanit në Shkodër, 3 persona të plagosur

Një shpërthim tritoli ka ndodhur në një dyqan në lagjen “Rus” të Shkodrës, ku për pasojë kabnë mbetur të plagosur tre persona.

Ngjarja ka ndodhur në një nga lagjet më të populluara të kryeqendrës së veriut.

Nga shpërthimi i fuqishëm janë dëmtuar edhe disa automjete të parkuara pranë biznesit.

Forca të shumta policie dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes për t’iu ardhur në ndihmë të lënduarve.