Trump anulon vizitën, nuk shkon në Londër

Donald Trump ka anuluar vizitën në Mbretërinë e Bashkuar, të planifikuar në shkurt.

Një nga qëllimet e vizitës në Britani ishte inaugurimi i ambasadës së re amerikane në Londër dhe pritej që Trump të priste shiritin e ndërtesës prej 1 miliard dollarësh.

Ndërsa pak njerëz besojnë se vendimi i Trump për të qëndruar larg nuk ka të bëjë me mundësinë e përballjes me disa prej protestave më të mëdha të Mbretërisë së Bashkuar, shkruan The Guardian.

Nga ana tjetër, Londra nuk komentoi anulimin e vizitës, ndërsa mediat thonë se ajo po negociohet për në fund të vitit.

Ndërkohë, vetë Trump me anë të një statusi në Twitter sqaron arsyen e anulimit të vizitës:

“Arsyeja që anulova udhëtimin tim në Londër është se unë nuk jam një tifoz i madh i administratës Obama që ka shitur ndoshta ambasadën më të mirë në Londër për disa “kikirikë”, vetëm për të ndërtuar një të ri në një vend jashtë për 1.2 miliardë dollarë. Marrëveshje e keqe. Më kërkoi të presë shiritin-JO!”, shkruan Trump.