“Banka NBG Albania” sjell në Shqipëri një nga mezzosopranot e njohura greke

“Banka NBG Albania” sjell në Shqipëri një nga mezzosopranot e njohura greke. Kleoniki Demiri vjen në Tiranë më 6 Janar 2018, me ftesë të “Banka NBG Albania”.

Si një nga mezzosopranot më prestigjoze të gjeneratës se re, Kleoniki Demiri, premton një udhëtim muzikor përrallor, që do të na mbushë me emocione me interpretimin e saj brilant!

Pas një sërë performancash të suksesshme në festivalet dhe eventet kulturore më të rëndësishme në Greqi dhe jashtë saj, Kleoniki Demiri dhe shoqeruesit e saj do të na japin kënaqësinë e një mbrëmjeje festive me një repertor të pasur këngësh greke dhe ndërkombetare (latine), të cilat kanë bërë histori, duke na prekur thellesisht e duke lënë gjurmë në zemrat tona.

Përmes këtij udhetimi magjik, “Banka NBG Albania”, deshiron t’u urojë të gjithë pjesëmarrësve në mbrëmjen e organizuar nga ajo, një vit te ri të mbarë 2018.

“Hapat e zemrës…”
Kleniki Demiri – Vokali
Achilleas Gouastor – Piano
Lefteris Grivas – Fizarmonikë
Stavros Parginos – Violinçel dhe Mandolinë