Urgjent tek gjinekologu nëse keni këto simptoma

Duhet të bëni sa më parë të jetë e mundur një vizitë tek gjinekologu nëse:

Keni djegie gjatë urinimit dhe sekrecionet vaginale janë… ndryshe

Të kesh sekrecione vaginale është më se normale, por, nëse vëreni ndryshime në ngjyrë, erë apo përbërje, do të thotë se diçka nuk shkon me shëndetin tuaj.

Keni ënjtje të vaginës dhe kruajtje

Këto simptoma mund të shkaktohen nga shampoja që përdorni kur bëni banjë, menopauza apo edhe një infeksion mykotik. Simptomat në fjalë mund të jenë edhe shenja të trikomoniazis, një sëmundje seksualisht e transmetueshme.

Keni gjakderdhje pas marrëdhënieve seksuale

Para menopauzës, gjakderdhja post-koitale është e zakonshme. Ky problem mund të zhduket për 6 muaj, por gjakderdhja është edhe simptomë e kancerit vaginal dhe atij të qafës së mitrës, prandaj kujdes!

Keni një gjendër që ju shkakton dhembje

Është e domosdoshme që të bisedoni me gjinekologun menjëherë nëse vini re një gjëndër në brendësi, apo në dalje të vaginës. Fatmirësisht, një pjesë e madhe e kisteve janë të padëmshme, por lloje të caktuara mund të shkaktojnë aq shumë dhimbje, saqë mund ta keni të vështirë të ecni apo të qëndroni ulur.

[Burimi: Health]