“Vetëvendosje” drejt zgjedhjeve

Këtë të diel, Lëvizja “Vetëvendosje” do të mbajë mbledhjen e Këshillit të Qendrës së Prishtinës, ku do të zhvillohen zgjedhjet e brendshme.

Duke iu referuar njoftimit, mbledhja do të mbahet pranë American School of Kosova (ASK), në orën 14:00.

“Ftojmë të gjithë anëtarët e Këshillit të Qendrës së Prishtinës, të marrin pjesë në këtë mbledhje të rëndësishme”, thuhet në njoftimin e VV-së.