Video/ Shkeli semaforët dhe tentoi të qëllonte me armë. Policia vret 17-vjeçarin

Një video tragjike është publikuar nga policia amerikane, pas vrasjes së një 17-vjeçari.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur Arkansas. I riu i identifikuar si Smith ishte pasagjer në pjesën e pasme të një makine që po udhëtonte me shpejtësi, duke shkelur semaforët.

Sapo i riu u shtri në tokë nga policët, tentoi të nxjerrë armën nga xhepi i tij për të qëlluar. Oficerët i kërkuan të heqë armën, por ai kundërshtoi. Më pas, adoleshenti u qëllua për vdekje.