Vota e emigrantëve/ Balla: Themeli i Reformës Zgjedhore

Në një status në faqen e tij të ‘Facebook’, kreu i grupit parlamentar Taulant Balla theksoi se bojkoti i sotëm në tryezën e OSBE është lajm i keq.

Sipas tij zbatimi i Reformës në Drejtësi dhe e drejta e votës për shqiptarët jashtë Shqipërisë, janë binarët e punës në Kuvendin e Shqipërisë.

“Garantimi votës së shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë është themeli i Reformës Zgjedhore👍🇦🇱🇪🇺. Aleanca kundër Reformës në Drejtësi (Luli, Monika&co) është kundër🙈!? Bojkoti i sotëm në tryezën e OSBE, lajm i keq.

Zbatimi i Reformës në Drejtësi dhe e drejta e votës për shqiptarët jashtë Shqipërisë, janë binarët e punës tonë në Kuvendin e Shqipërisë.”, shkruan Balla në ‘FB’.