Zbulim i fundit/ Adriatik Llalla, Kryeprokuror me diplomë të falsifikuar? Me shkollë të lartë, por… pa të mesme?

Së fundmi, gjithë vëmendja mediatike ka qenë përqëndruar tek Kryeprokurorja e Përkohshme. Ndërkohë kjo vëmendje tashmë është përqëndruar tek ish-Kryeprokurori Llalla. Një informacion i ri është zbuluar rreth tij.

“Java” ka zbuluar se ish-kreu i akuzës është me diplomë të falsifikuar.

Gazetari Artan Hoxha ka dhënë disa detaje lidhur me diplomën e Kryeprokurorit.

“Një nga detajet që janë duke hulumtuar komisionet e vettingut, është fakti që Shqipëria ka pasur një prokuror që ia dimë shkollën e lartë, po nuk e dimë ku e ka bërë shkollën e mesme. Në shkollë rezulton numri i amzës, por nuk gjenden regjistrat mësimorë. Vendi i dytë ku nuk gjendet është fakulteti i shkollës së lartë.

Në sekretari kanë shkuar dhe nuk e kanë gjetur dosjen. Dyshohet që Shqipëria ka pasur për 5 vjet një Kryeprokuror që nuk ka bërë shkollën e mesme”, tha Hoxha.

Referuar lëvizjeve të fundit në organin e akuzës, gazetari Lorenc Vangjeli deklaroi se emëruesi i përbashkët i të larguarve është se kemi të bëjmë me persona që njihen si njerëz të afërt të ish-Kryeprokurorit Llalla.

Ajo që bie në sy ndryshe nga parashikimet, prokurorja e përkohshme po sillet si prokurore e përhershme.

Lëvizjet janë të shumta, besoj se është vetëm fillimi. Ajo që bie në sy, ka një linjë të qartë. Të gjithë të larguarit konsiderohen si njerëz të ish-prokurorit të Përgjithshëm dhe kanë qenë në ato pozita si të komanduar”, deklaroi gazetari Lorenc Vangjeli.

Ndërkohë, këto lëvizje, sipas gazetarit Hoxha, bëhen me bekimin e SHBA.

Sipas tij, jemi para një skenari si atij në Rumani e Kroaci kur u godit korrupsioni në nivele të larta.

“Edhe në Rumani, Kroaci etj, është zbatuar i njëjti skenar, është sjellë një prokuror nga periferia, po ndodh i njëjti skenar”, tha ai.