Adelina Ismaili rrëfen për herë të parë periudhën e vështirë: U shpërfytyrova, s’kishte më…

Këngëtarja Adelina Ismaili është bërë nënë për herë të parë vitin që kaloi, pasi erdhi në jetë djali i saj Uliksi.

Por muaji i fundit i shtatzënisë për këngëtaren duket se ka qenë veçanërisht i vështirë. Një gjë të tillë ajo e ka rrëfyer për herë të parë së fundmi në një intervistë në emisionin “NiN”.

Moderatori Alaudin Hamiti tregoi se në ditët e fundit ët shtatzënisë, ajo kishte dhënë një intervistë për të e më pas i kishte kërkuar me ngulm që intervista të mos transmetohej.

Për këtë, Adelina i kërkoi falje moderatorit dhe shpjegoi për herë të parë se përse e kishte marrë atë vendim.

“Isha në muajin e nëntë të shtatzënisë, plus 39 kilogramë, as këpucët e Valit nuk më bënin më, totalisht e shpërfytyruar! Por çfarë Adeline, nuk ka pasur Adelinë aty, thjeshtë një masë amorfe”, u shpreh këngëtarja, duke zbuluar kështu vështirësitë që ka hasur në fund të shtatzënisë./Panoramaplus