Alarmante/ Çiftet rrezikojnë të mbeten pa fëmijë nëse konsumojnë këtë pije çdo ditë

Konsumimi i vetëm i një pijeje të gazuar në ditë, ul me më shumë se 30% probabilitetin që një çift të bëhen me prindër, sugjeron një studim i ri.

Meshkujt që konsumojnë 1 pije të gazuar në ditë ulin predispozitat e të bërit baba me 33%.

Ndërkohë, studime të mëparshme kanë treguar se vezët dhe embrioni nuk arrijnë të zhvillohen në ambiente me nivele të larta të glukozës në gjak. Sheqeri gjithashtu lidhet me disfunksionin erektil tek meshkujt.

Autorja kryesore e studimit, dr. Elizabeth Hatch, nga Universiteti i Bostonit, thotë: “Kemi zbuluar një lidhje mes konsumimit të pijeve të gazuara dhe me sheqer dhe fertilitetit të ulët, që ishte e vazhdueshme pasi kontrolluam edhe për disa faktorë të tjerë, si obeziteti, kafeina, alkooli, duhanpirja dhe cilësia e dietës së përgjithshme.”

[Burimi: Daily Mail]