Audiencë e paparë për Real-PSG, një biletë shkon deri…

Stadiumi “Santiago Bernabeu” të mërkurën e 14 shkurtit do të presë PSG-në, një ndeshje ku Reali luan sezonin, ndërsa PSG kërkon të nisë pushtimin e Europës, mision që nuk po e realizon dot edhe pse po shpenzon miliona euro pa fund prej vitesh.

Më 14 shkurt, në mbrëmje Real Madrid-PSG do të paralizojë botën, por çmenduria ka nisur prej kohësh. Zidan luan të ardhmen e vet, Emery thotë se “PSG duhet të fitojë Champions League, mundësisht me të në stol”. Neymar shkel për herë të parë në Bernabeu që kur u largua nga Spanja, por sipas medieve, është pikërisht braziliani ëndrra e Florentino Perezit.

Natyrisht, është një ndeshje që askush nuk dëshiron ta humbasë dhe në mënyrë të pabesueshme biletat për publikun e thjeshtë janë shitur për 37 minuta. Për herë të parë në këtë sezon Bernabeu do të jetë i tejmbushur. Çmimi i biletave? Nga 300 euro…deri në 24.000 mijë euro!