Azdren Llullaku realizon ëndrrën, firmos në Serie B

Azdren Llullaku është zyrtarisht një futbollist i Virtus Entella në Serinë B. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare ka nënshkruar të martën kontratën që e lidh me këtë klub dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit Alieti në vijimin e sezonit.

Sipas informacioneve paraprake, Llullaku ka nënshkruar deri në fund të këtij sezoni me klubin italian, ku do të ketë shok skuadre mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Naser Alijin.

Në mbyllje të edicionit, klubi ka të drejtën e rinovimit edhe për një tjetër vit të marrëveshjes me sulmuesin shqiptar, i cili do të mbajë numrin 18 në këtë eksperiencë të re. Firma në kampionatin italian, në një vend ku banon familja e tij, është realizimi i ëndrrës për sumuesin e përfaqësueses shqiptare.