Bora pushton stadiumin “Bernabeu”, Real nuk stërvitet

Ndodh shumë rrallë në Spanjë, njësoj në Tiranë kur bie borë dhe ishte e pamundur që imazhet e stadiumit të Real Madrid, “Santiago Bernabeu”, të pushtuar nga bora, të mos magjepsnin rrjetin dhe të bëheshin virale.

Shtëpia e Real Madrid, njëlloj sikurse i gjithë kryeqyteti spanjoll është izoluar nga petku i bardhë. Përjashtim kanë bërë vetëm hapësirat e fushës të mbuluara nga llampat ngrohëse.

Madje, edhe “Valdebebas”, aty ku ndodhen zyrat qendrore të klubit “Los Blancos”, nuk është kursyer nga bora e dendur. Aq sa trajneri Zinedine Zidane është detyruar të anulojë seancën stërvitore të parashikuar për sot. Madrilenët do të rikthehen në fushë vetëm nesër, nëse bora do ta lejojë (me siguri që po).