Bujar Asqeriu-Kumbaros: Teatri nuk bëhet me por**ë, tunduni se po na ikin studentët

Me kalimin e orëve, edhe më shumë shtohen tensionet në lidhje me negociatat për Teatrin Kombëtar. Kërkesë llogarie, ngritje zëri, por edhe ofezat nuk kanë munguar në një përballje që kanë patur artistët me ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro. Aktori Bujar Asqeriu nuk ka duruar, por ka ‘shpërthyer’ në akuza, ndërsa nuk kurseu as kritikat për kolegët e tij të pranishëm aty.

Gjatë fjalës së tij, Asqeriu është ‘kapur’ disa herë me aktorin Artan Imami, ndërsa i ka thënë këtij të fundit se nuk është artist. Me tone të ashpra, Asqeriu bëri thirrje që Ministria e Kulturës të kthejë kokën nga Teatri, që ky i fundit mos të ‘vdesë’. Mësohet se takimi i aktorëve tek Teatri Kombëtar ka përfunduar, ndërkohë që Kastriot Çipi dhe Ema Andrea janë nisur për në Ministrinë e Kulturës.

DEBATET
Bujar Asqeriu:
 Teatrot në rrethe kanë vdekur, zonja ministre tunduni. Unë nuk jam kalimtar dhe nuk mendoj për lekët, unë jetoj për Teatrin, jam i vërtetë dhe nuk i servilosem askujt. Zonja ministre vlerësojini dhe respektojini artistët. Asnjë nga studentët nuk kthehet andej nga ka ardhur, pasi Teatrot në bashki kanë vdekur, merrnin zorrën e ujit nga lokali përballë për të larë fytyrën zonja ministre. Në shfaqjet tona lahemi me ujë të ftohtë.

Imami-Asqeriut: Ishte një banjo e prishur, u rregullua. Tani ti ça do më?
Asqeriu-Imamit: Ti je artist, nuk duhet të merresh me banjon. E kupton ku je? Lere zotëri..
Asqeriu-Kumbaros: Investoni zonja ministre, lëri fjalët. Nuk bëhet me por**ë, por me lekë. Duhet të marrësh iniciativa dhe të mbrosh Teatrin. Unë për 3-4 vjet dal në pension, por Teatri është shpirti i këtij vendi, investoni zonja ministre, për Teatrin shqetësohem unë.