Bushati kthehet në Universitetin e tij pas 18 vitesh: Evropa është fokusuar më shumë në veten e saj

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati është kthyer në Universitetin e tij pas 18 vjetësh.

Aktualisht, Ministri Ditmir Bushati ndodhet në Holandë për një vizitë zyrtare të cilën e ka nisur me një seminar në Universitetin e Leiden-it “Europa Institute”, me një diskutim mbi temën “Siguria e zgjerimit, perspektiva e vendeve të Evropës juglindore”.

Ministri Bushati gjatë fjalës së tij theksoi se “Evropa e sotme është larg nga Evropa e viteve kur unë studioja në Holandë, kur perspektiva e një Evrope të pandarë dukej më afër dhe më frymëzuese për të dyja palët, si ata që vijnë nga Evropa juglindore, dhe ata që jetonin brenda BE-së”. Sipas tij, Evropa është fokusuar më shumë në veten e saj dhe është më pak e hapur për të huajt.

Fjala e plotë e ministrit Ditmir Bushati
Faleminderit që më ftuat në Institutin “Europa” të Universitetit Leiden.
Është një kënaqësi të jesh këtu mes jush në një institucion kaq të privilegjuar dhe udhëheqës akademik i specializuar në të Drejtën Evropiane dhe në veçanti në atë të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Jetëgjatesia e këtij Instituti dhe ajo e Bashkimit Evropian janë të ndërlidhura, pasi te dyja janë krijuar në të njëjtin vit si vetë Komuniteti Ekonomik Evropian: Aktiviteti i tij 60 vjeçar, Instituti Europa në Universitetin Leiden ka kontribuar në përparësinë e integrimit të shpejtë në Evropë.
Kam një pjesë të historisë sime personale nga ky vend: Para 18 vjetësh, kur lëvizja me biçikletën time në rrugët e këtij qyteti, deri në kafenenë Ajnshtajn për të pirë diçka dhe për të biseduar me grupin ndërkombëtar të studentëve, unë thithja me padurim njohurinë e gjeneratave të avokatëve dhe praktikantëve të së drejtës ndërkombëtare dhe evropiane, dhe u befasova me atë që unë e konsideroj si shtysat e kulturës politike evropiane që është sundimi i ligjit.

Sot, përkundër faktit se biçikleta ime është zëvendësuar me një autokolonë policore që më shoqëron nëper institucione, unë ende kam të njëjtën magjepsje, si atëherë, me sundimin e ligjit.
Nuk duhet shumë për të vënë re se Evropa e sotme nuk është Evropa e Grotiusit, i cili në jetën e tij ishte poet, dijetar ligjor, diplomat i Suedisë në Francë, një avokat i përgjithshëm, në të vërtetë një paraardhës i studentëve ndërkombëtarë të ditëve tona.

Për fat të keq, Evropa e sotme është larg nga Evropa e viteve të mia kur unë studioja në Holandë, kur perspektiva e një Evrope të pandarë dukej më afër dhe më frymëzuese për të dyja palët, si ata që vijnë nga Evropa Juglindore, dhe ata që jetonin brenda BE-së. Por, sot Evropa është e fokusuar më shumë në veten e saj dhe eshtë më pak e hapur për të huajt.

Më lejoni të ndaj disa njohuri rreth Evropës, rreth asaj që na sfidon më shumë këto ditë: Evropa Juglindore dhe Ballkani Perëndimor sot janë një rajon shumë i ndryshëm nga dy dekada më parë kur këto vende dolën nga regjimet autoritare ose kaluan procesin e shpërbërjes, si në rastin e vendeve të ish-Jugosllavisë. Ndërkaq, zona që dikur ishte e njohur për konfliktet etnike dhe dhunën e pashembullt që nga Lufta e Dytë Botërore, sot ne jemi një rajon që synon zhvillimin, qeverisjen e mirë dhe sundimin e ligjit, mbi paqen dhe sigurinë.

Megjithatë, historia e ngjarjeve tragjike gjatë viteve 1990 ende përbën një pengesë të madhe politike dhe psikologjike për arritjen e normalizimit të plotë të marrëdhënieve. Marrëdhëniet midis vendeve dhe shoqërive në rajonin tonë kanë vuajtur përgjithësisht nga mungesa e besimit, qoftë midis vetes apo institucioneve dhe marrëveshjeve ligjore. Gjatë njëzet viteve të fundit, janë bërë disa përpjekje politike për të çuar përpara procesin e pajtimit – siç shihet në përpjekjet politike të BE-së për të lehtësuar marrëdhëniet e Serbisë në Kosovë; marrëdhëniet serbo-kroate; dhe së fundmi midis Maqedonisë dhe Bullgarisë. Përpjekje të tilla kanë qenë sigurisht të dobishme në përmirësimin e atmosferës politike, por në shumë raste ato nuk kanë arritur të zëvendësojnë përgjithmonë paradigmën nacionaliste dhe mosbesimin mes shteteve, popujve dhe komuniteteve, fenomen ky që është ende shumë i pranishëm.

Rritja e nacionalizmit apo ringjallja e tij është kërcënimi i parë më i spikatur i sigurisë me të cilin përballemi sot, në Ballkanin Perëndimor, si dhe në pjesën tjetër të Evropës. Në janar të vitit 2017, në një stuhi provokative të hapur, një tren i nisur nga Beogradi për në Mitrovicën e Veriut në Kosovë ishte i mbuluar me shenja në më shumë se një duzinë gjuhësh duke deklaruar se “Kosova është Serbi”. Disa muaj më vonë në Maqedoni, një grup i lejuar nga anëtarët e partisë qeverisëse nacionaliste, sulmuan Parlamentin, duke mposhtur dhe duke kërcënuar jetën e deputetëve të opozitës dhe duke kërkuar të parandalonin formimin e një qeverie të re. Vetëm pak javë më parë, një politikan i madh serb i Kosovës, Oliver Ivanoviç, u qëllua dhe u vra në mes të ditës në Mitrovicë nga persona të armatosur ende të paidentifikuar.

Këto episode tregojnë cenueshmërinë e shoqërive dhe institucioneve tona demokratike, si dhe paqëndrueshmërinë e paqes dhe stabilitetit në këtë pjesë të Evropës. Ato gjithashtu dërgojnë një mesazh të qartë për Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian që lënia e Ballkanit jashtë strukturave euro-atlantike, mbart rreziqe të konsiderueshme jo vetëm për këtë rajon, por për të gjithë komunitetin euroatlantik. Kur nacionalizmi ose populizmi fillon të rritet në një cep të Evropës, vlerat liberale nuk janë më imune në kontinent.

Grupi i dytë i kërcënimeve të brendshme me të cilat ballafaqohemi buron nga dobësia strukturore e institucioneve tona: sundimi i dobët i ligjit, demokracitë e dobëta dhe shoqëritë jo elastike.
Qëndrueshmëria është fjala kryesore në të cilën do doja të ndalesha. Në dallim nga demokracitë liberale të themeluara në shumicën e shteteve anëtare të BE-së – përfshirë këtu edhe Hollandën – vendet tona vuajnë nga dobësia strukturore afatgjatë dhe afatshkurter e institucioneve të tyre.

Siç mund ta dini, tranzicioni demokratik i Shqipërisë u karakterizua, ndër të tjera, nga një sistem gjyqësor mjaft i varur, joefikas dhe me cilësi të ulët. Ky sistem, i cili supozohet të garantojë sundimin e ligjit, ka rrënuar besimin e njerëzve në sundimin e ligjit dhe në institucionet gjyqësore.
Për këtë arsye, qeveria jone e konsideron reformën e gjyqësorit si një reformë tejet të rëndësishme e cila do të kishte efekt dhe ndikim në të gjitha fushat e tjera, duke përfshirë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, përmirësimin e ekonomisë dhe mjedisin e biznesit, dhe të drejtat themelore të njeriut. Të drejtat dhe liritë e askujt nuk garantohen kur ligji nuk zbatohet si duhet apo zbarohet në mënyrë selektive.

Pas votimit të parlamentit vitin e kaluar për ndryshimin e 1/3 së Kushtetutës dhe vendosjen e një arkitekture të re gjyqësore në mënyrë drastike, në muajt e fundit ne kemi lëvizur me shpejtësi per zbatimin e elementit kyç të reformës së drejtësisë – që është ri -vlerësimi ose verifikimi i rreth 800 gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Kjo reformë është reforma më e thellë dhe më gjithëpërfshirëse e sistemit gjyqësor, e krahasuar jo vetëm me vendet e rajonit të cilat po negociojnë tashmë me BE, por edhe me vendet e reja anëtare të BE, të cilat kanë aderuar në rregulla shumë më pak strikte sesa ne. Është gjithashtu reforma, në të cilën BE ishte më e angazhuar, jo vetëm në ofrimin e mbështetjes, por në partneritetin nga fillimi i saj deri në procesin e zbatimit.

Për ne, përparimi në rrugën tonë evropiane nuk nënkupton vetëm progres në ndryshimet tona të brendshme, por gjithashtu do të thotë mbajtjen e këtij investimi të madh të BE-së dhe shteteve anëtare, në transformimin tonë të brendshëm.

  1. ​​​​
    Duke prekur dy nga kërcënimet më të mëdha të brendshme në rajonin tonë sot, më lejoni t’i drejtohem kërcënimeve të jashtme që ne përballim së bashku, nga Lindja në Perëndim, nga Veriu në Jug të Europës:
    Këto kërcënime përfshijnë: ekstremizmin e dhunshëm dhe aspektet e lidhura me to; lufta e Luftëtarëve të Huaj, lufta kundër trafikimit, dhe ndërhyrja e aktorëve të tretë në rajon.

Ekstremizmi i dhunshëm dhe rrjedhojat e tij mbeten një sfidë; Edhe pse kërcënimi i radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm që çon në terrorizëm është shumë më i ulët, rajoni ende përballet me fenomenin e fluksit të Luftëtarëve të Huaj të kthyer, i cili paraqet një sfidë ligjore dhe sociale. Ne kemi përqëndruar përpjekjet tona gjithashtu në ndjekjen e një bashkëpunimi më të mirë dhe koordinim më të madh në harmonizimin e përpjekjeve rajonale në parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm, si një domosdoshmëri pasi shqetësimet për sigurinë po rriten çdo ditë e më shumë.

Shqipëria ka miratuar një Strategji Kombëtare kundër ekstremizimit të dhunshëm në nëntor të vitit 2015; Një plan veprimi për vitet 2017-2019 u miratua në tetor të vitit që lamë pas. Ky plan veprimi trajton një qasje gjithpërfshirëse në adresimin e çështjes së luftëtarëve të huaj përmes ndërmarrjes së masave të ashpra dhe të buta. Në dhjetor të vitit 2017, Shqipëria miratoi ngritjen e Qendres Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, me fokus kryesor parandalimin e ekstremizmit dhe ndikimin e ideologjive ekstremiste kundër terrorizmit duke identifikuar praktikat më të mira për masa parandaluese.

Gjatë vitit 2017, vazhdoi presioni migrator nga jugu: Shqipëria ofroi shpejt kontributin e saj në misionin detar të NATO-s në Egje, në bashkëpunim me operacionin e BE Sophia, me FRONTEX dhe dy fqinjët tanë, Greqi dhe Turqi, në përpjekjet e përbashkëta evropiane për të trajtuar krizën e emigrantëve dhe refugjatëve.

III.
Përballë këtyre kërcënimeve të sigurisë dhe duke pasur parasysh pozicionin tonë gjeostrategjik, një perspektivë e besueshme e pranimit për rajonin, si dhe një bashkëpunim i zgjeruar ndërmjet vendeve tona në Ballkanin Perëndimor si dhe midis nesh dhe BE në frontin e sigurisë janë dy zgjidhje afatgjata dhe strategjike:
Vitin e kaluar, në përgjigje të sfidave aktuale të sigurisë Bashkimi Europian miratoi një Strategji Globale; Ky dokument siguron një bazë solide dhe ushtron presion të mjaftueshëm për vendet e Ballkanit Perendimor për të zgjidhur çështjet bilaterale në mënyrë të qëndrueshme para se të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian. Ajo gjithashtu kërkon që BE të kontribuojë në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit midis institucioneve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe midis këtyre vendeve dhe shteteve anëtare.

Për më tepër, ky dokument njeh domosdoshmërinë e bashkëpunimit më të ngushtë ndërmjet Shteteve Anëtare dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, dhe në veçanti me vendet kandidate me një perspektivë të qartë të pranimit në BE në fusha të tilla si parandalimi i konflikteve, ndërtimi i paqes, reagimi ndaj krizave dhe gjithashtu stabilizimi përmes misioneve dhe operacioneve të përbashkëta.

Në një botë plot krizë komplekse dhe rritje të pasigurive, ndër të cilat sfidat humanitare dhe të sigurisë që dalin nga rajonet e mbyllin kufirin e jashtëm të BE, bashkëpunimi i ngushtë me BE dhe trajtimi i çështjeve në kohën e duhur është një domosdoshmëri e përbashkët.

Për sa na takon, ne kemi treguar përkushtim të plotë për të kontribuar në iniciativat e sigurisë së BE dhe për të forcuar bashkëpunimin me shtetet anëtare në fushën e sigurisë. Dëshiroj të theksoj faktin se Shqipëria, për më shumë se një dekadë, e ka linjëzuar plotësisht politikën e saj të jashtme me Politikën e Përbashkët të BE-së, duke demonstruar një vendosmëri të qartë për të mbështetur dhe ndjekur qëllimet e Politikës së Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së. Ky orientim nuk mbështetet në ndonjë slogan retorik, por me vendimet e përditshme që marrim: votat e dhëna prej nesh në forume shumëpalëshe, pozicionet e mbajtura në nismat rajonale e kështu me radhë.

Krahas shteteve anëtare si Holanda, ne jemi përkrahës të vendosur të multi-laterizmit që punojmë ngushtë në një numër fushash të politikave që lidhen me të drejtat e njeriut dhe qeverisjen e mirë. Kjo është më shumë sesa thjesht një qëndrim moral; është para së gjithash një qasje pragmatike, pasi ne jemi një vend i vogël, siguria e të cilit është e lidhur ngushtë me sigurinë e kontinentit dhe komunitetit Euro-Atlantik në tërësi.

Kontributi ynë për sigurinë evropiane lidhet në mënyrë të pandashme me përpjekjet tona për të forcuar bashkëpunimin rajonal në Ballkanin Perëndimor:
Si një vend kandidat për në BE, Shqipëria qëndron e vendosur në vizionin e saj për përmirësimin e sigurisë në rajon dhe më gjerë. Ne jemi përkrahës të vendosur të bashkëpunimit rajonal në të gjitha aspektet, por sidomos në çështjet e sigurisë, sepse ne e dimë se trajtimi i çështjeve më herët se sa më vonë dhe bashkëpunimi me fqinjët do të thotë se nuk do të duhet të merremi me pasojat afatgjata të rreziqeve të mundshme dhe sfidave. Përvoja e bashkëpunimit ndërmjet shteteve anëtare të BE-së, edhe pse jo e përsosur, jep shembullin më të mirë për këtë.

Kjo është arsyeja pse ne po hulumtojmë çdo mundësi për të rritur ndërveprimin me vendet e tjera në rajonin tonë: ne takohemi rregullisht në një format G2G me Kosovën, e kemi bërë këtë kohët e fundit me Maqedoninë dhe së shpejti do të takohemi me Malin e Zi; ne kemi krijuar platforma specifike të bashkëpunimit siç është Takimi vjetor trepalësh i Shqipërisë, Serbisë dhe Italisë, Takimi vjetor trepalësh i Shqipërisë, Kroacisë dhe Malit të Zi, apo kuatrilaterali i Selanikut të Greqisë, Shqiperisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë, e kështu me radhë.

Forcimi i bashkëpunimit tonë në kuadër të NATO-s është gjithashtu kritik: Angazhimi serioz dhe i vendosur i NATO-s në Ballkanin Perëndimor me të drejtë është përshkruar si një histori suksesi për një rajon. NATO, si në Uells ashtu edhe në Samitin e Varshavës, nënvizoi rëndësinë strategjike të Ballkanit Perëndimor në Aleancë.

Politika e dyerve të hapura të NATO-s mbetet një mjet i fuqishëm për të “siguruar dhe fshirë plotësisht zonat gri” nga kjo pjesë e Evropës, si dhe për të nxitur reformat e brendshme dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë midis vendeve tona. Aleanca mund të kontribuojë në mënyrë të dukshme duke rritur praninë dhe aktivitetet e saj në rajon, duke përfshirë vizitat, ushtrimet dhe veprimtarinë e diplomacisë publike në mënyrë që të kundërveprojë ndërhyrjen e fuqive të treta në rajon.

Unë me të vërtetë besoj se një ri-nisje dinamike e politikës së zgjerimit të BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe një njohje objektive e përpjekjeve të vendeve që kanë kaluar nën reforma dramatikisht transformuese, si në rastin tonë, është në interesin afatgjatë të Evropës si një tërë.

Përveç efektit transformues që procesi i pranimit ka në institucionet dhe shoqëritë tona, një përmirësim i politikës së zgjerimit do të rriste sigurinë në Evropë. Politika e Përbashkët e Sigurisë dhe e Mbrojtjes e BE-së do të përfitonte nga një qasje e tillë dhe BE do të kishte mundësinë të tregonte se është një aktor i besueshëm në arenën ndërkombëtare nëpërmjet fuqisë së saj të butë.
Prandaj është jetike për Brukselin (dhe Uashingtonin) të punojnë së bashku dhe të rrisin përpjekjet e tyre për të riorganizuar rajonin. Përtëritja e angazhimit të BE në Ballkan mund të thyejë spiralin në rënie të autoritarizmit dhe kriza të përshkallëzuara dhe rivendosjen e besimit në modelin e BE-së, të cilin vendet e kanë zgjedhur si garancia më e mirë për të ardhmen e tyre.

Përtëritja e angazhimit të BE në Ballkan mund të thyejë spiralin në rënie të autoritarizmit dhe krizave të përshkallëzuara dhe rivendosjen e besimit në modelin e BE-së, të cilin vendet e kanë zgjedhur si garancia më e mirë për të ardhmen e tyre. Dhe për Evropën që të luajë një rol qendror në vendosjen e rregullave të bashkëpunimit me pjesët e tjera të botës dhe në luajtjen e një roli më të fortë në sigurinë ndërkombëtare, siç e kërkon konteksti sot, ajo duhet të konsolidohet jo vetëm nga Jugu në Veri, por edhe nga Lindja në Perëndim.

Bashkëpunimi më i mirë politik dhe i sigurisë ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor dhe hapja e negociatave për vendet që janë gati, do të ishte një dëshmi e fortë e ndërgjegjësimit të Evropës për këtë nevojë.