Çështja e “detit” në dorë të Metës, “kokë më kokë” me Berishën

Presidenti Meta do të konsultohet me ish-paraardhësit e tij, para se ti japë plotfuqishmërinë Ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, për nisjen e bisedimeve teknike me Greqinë. Që në orët e para të ditës, Meta ka pritur ish-presidentin Nishani, për tu konsultuar.

Pritet që Kreu i Shtetit të konsultohet edhe me ish- presidentët e tjerë këto dy ditë.

Bisedimet teknike do të zhvillohen për çështjen e kufirit detar mes dy vendeve, mbi shfuqizimin e ligjit të luftës si dhe mbi tema të tjera mes dy vendeve. Pas letrës së Ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, drejtuar presidentit, për plotfuqinë e diskutimeve, Meta ka kërkuar që të orjentohet nga eksperienca e ish-kryeministrit dhe ish-presidentit Sali Berisha.

Burimet kanë bërë të ditur se Berisha ka pranuar ftesën e Metës dhe pritet të shkojë nesër, për të këshilluar atë se çfarë duhet të bëjë me çështjen.