Champions / Mbyllen pjesët e para, udhëheqin Juve e City (Video)

Juventus e ka nisur shumë mirë fazën me eliminim direkt, teksa ka shënuar 2 gola në harkun e 9 minuta kundër Tottenham. Pjaniç shërben mirë në minutën e dytë dhe Higuain që nuk fal. Pas 7 minutash vjen goli i dytë vendasve dhe është sërish Higuain, kësaj here me penallti. Megjithatë, Harry Kane ndëshkon Juven në 35’ dhe gjithçka mbetet e hapur. Në minutën e fundit Costa merr penallti, por Higuain kësaj radhe godet traversën.

Në sfidën tjetër, Basel-Manchester City, në minutën e 14-të, ka ardhur edhe goli i parë i anglezëve, pasi goditja me kokë e Gundogan, këtë herë ndalet në rrjetën e zvicerianëve. Vetëm 4 minuta më vonë, do të jetë Bernardo Silva ai që do të dyfishonte shifrat e këtij takimi. Furia e Sitit është e pandalshme, ndërsa Aguero ka gjetur rrjetën me një goditje të fuqishme nga distanca.