Champions / Real përmbys PSG-në, Liverpool “shuplakë” Portos (Video)

Real Madrid nuk vdes kurrë, sidomos në Champions League. Pikërisht në duelet më të forta, “Los Blancos” dinë të nxjerrin golin nga hiçi, ndoshta edhe fati ndihmon më të fortin. Real përmbysi PSG-në dhe fitoi 3-1 në “Bernaeu” në sfidën e parë për 1/16 të Champions.

Ndonëse Real Madrid ka pasur disa mundësi shënimi, ka qenë PSG që ka gjetur golin e parë në “Bernabeu”. Miqtë nga Parisi shënuan në 33’ me Rabiot. Megjithatë, në fundin e pjesës së parë, Ronaldo barazon me penallti. Pjesa e parë mbyllet 1-1.

Kur miqtë krijuan shumë raste në të dytën, është Ronaldo që shënon golin e dytë në 83’, i 101 me fanellën e Real në Champions dhe i 116 në total. Pa kaluar as 3 minuta, Marcelo vulos shifrat në 3-1, për të shkuar në Paris pas dy javësh me një avantazh plot shpresë.

Ndeshja tjetër Porto-Liverpool përfundon 0-5. Liverpool ka shënuar dy gola në portën e Portos që në pjesën e parë, madje në harkun e pesë minutave. Mane në 25’ dhe Salah në 29’ i ka dhënë vantazhin e dyfishtë në 45 minutat e para ekipit anglez. Kaq ka mjaftuar në fraksionin e parë.

Në të dytën ishin sërish miqtë nga Liverpool që shënojnë golin e tretë. Në minutën e 53-të Mane shënon golin e dytë personal dhe të nokautit për sfidën e parë, çka e bën ndeshjen e kthimit pas dy javësh në “Anfield” thjesht një shëtitje. Firmino në 70’ shënon edhe golin e katërt. Mane kompleton tripletën në fund dhe vulos 0-5. Porto dorëzohet pa kushte.