Coutinho e bën “sefte”, Barça në finale të Kupës (Video)

Braziliani Philippe Coutinho ka gjetur golin e parë me fanellën e Barcelonës, në një ndeshje që ka pasur shumë vlerë, teksa katalanasit fituan edhe ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Kupës së Mbretit. Barcelona mposhti 2-0 në “Mestalla” ekipin e Valencias, duke u konfirmuar për të katërtin vit rresht finaliste e këij kompeticioni, teksa do të përballet me Sevilla.

Nuk ka qenë e gjitha shëtitje për miqtë. Barcelona kishte fituar ndeshjen e parë 1-0 në “Camp Nou” dhe çdo gol i pësuar do të fuste në presion katalanasit. Pjesa e parë përfundon pa gola. Me të filluar e dyta, Coutinho, i sapofutur, shënon golin e parë. Kështu, gjithçka zgjidhet. Messi dhe Suarez patën disa raste, por golin e nokautit e shënon kroati Rakitiç në 82’. Kaq ka mjaftuar dhe Barcelona kalon në finale, teksa e pret Sevilla.